Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Dacic është duke qëendruar në SHBA ku mori pjesë në ceremoninë e ‘Lutjeve të Mëngjesit. Dacic zhvilloi takime me zyrtarë të shtetit amerikan, ndër ta kishte edhe një takim me sekretarin e shtetit, Rex Tillerson, shkruan Gazeta Metro.
Dacic pas këtij takimi pohoi para mediave se temë e diskutimit me Tillerson ishte edhe Kosova.
“Para se të gjithash ne po mendojmë një përpjekje për të zgjidhur përgjithmonë problemet Kosovë-Serbi, dhe mendoj se ai i dëgjoi me kujdes argumentet tona”, ka thënë diplomati serb.
Gjithashtu këtu u bë e ditur se Amerika dhe Serbia kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
Për takmin Tillerson-Dacic ka raportuar edhe faqja zyrtare e Departamentit amerikan, shkruan tutje Gazeta Metro.
Kujtojmë që pjesë e “Lutjeve të Mëngjesit” ishin edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.