Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic ka thënë se Serbia është kundër krijimit të Ushtrisë në Kosovë, duke thënë se ajo shkakton jostabilitet në rajon.
“Serbia nuk e sheh pozitivisht formimin e Ushtrisë në Kosovë. Kosova po tenton të bëjë ushtrinë dhe pasojat e kësaj politike janë të njëanshme dhe kjo duket qartë, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Dacic ka thënë se me formimin e Ushtrisë do të krijohet jostabilitet në rajon.
Më herët, ministri për i komuniteteve për Kthim në Kosovë, Dalibor Jevtic, ka thënë se transferimi i FSK’së në Ushtri është i pamundur pa serbët.