Aktuale

Cungu: Vendimi Ivanovit kërcënon harmoninë ndëretnike

Vendimi i Presidentit maqedonas, Gjogje Ivanov për të mos ia dhënë mandatin koalicionit që ka shumicën parlamentare në parlament, vë në pikëpyetje fatin e demokracisë në këtë shtet, ka thënë kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu.

“Po ashtu deklaratat e tij të papërgjegjshme kundër të drejtave të shqiptarëve, të cilët kanë status shtetformues, janë duke kërcënuar harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin politik në Maqedoni e më gjerë. Prandaj ne kërkojmë nga gjithë faktori shqiptar dhe ai ndërkombëtar që të angazhohen për të ndalur këtë sulm që po i bëhet sovranitetit popullor dhe të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni”, ka thënë Cungu./KosovaPress/