Aktuale

Cristopulli: Kosova, vend i barabartë me shtetet evropiane

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës ka pritur në takim komandantin e Brigadës Shumëkombëshe të Trupave Paqeruajtëse të KFOR-it, Domenico Crisopulli.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e KFOR-it italian, për të shprehur mbështetjen e qytetarëve.

Ndërsa, komandanti Domenico Crisopulli, i cili mandatin udhëheqës në Kosovë e ka marrë para një muaji, është shprehur se në Kosovë po sheh qytete të bukura dhe qytetarë që e duan vendin e vet. Po sheh një zhvillim dhe njerëz që po punojnë për këtë zhvillim, e që të gjitha këto shkojnë në dobi të qytetarëve.

Ai e ka cilësuar Kosovën si vend të barabartë me shtetet evropiane.