Edhe më parë është diskutuar për një lidhje të mundshme mes reperit Cozman pjesë e grupit muzikor Babastars, dhe ish-banores së Big Brother, Lori Hoxhallarit, e cila tashmë është bërë pjesë e botës së modelingut.
Të dy ata nuk kanë reaguar për këto fjalë të përhapura por mbrëmjen e djeshme ka qenë Lori ajo që ka hedhur në rrjetin e saj Instagram disa video ku puthet dhe përqafohet me reperin.
Në këtë mënyrë ngrihen dyshimet mos mes tyre ka vërtet diçka apo është thjesht një shoqëri e afërt.
Gjithsesi në videot e hedhura, të dy ata duken shumë intim dhe te afërt.