Aktuale

Covid-19, shtyhet deri më 23 qershor gjendja e Fatkeqësisë Natyrore në Shqipëri

Me 91 vota pro Kuvendi i Shqipërisë votoi shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri në muajin qershor.

Mazhoranca dhe deputetët e opozitës së re kanë bashkuar votat, për të shtyrë gjendjen deri në 23 qershor të këtij viti.

“Dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.06.2020”, thuhet në vendimin e miratuar sot nga Kuvendit, raporton Tch.

the authorGazetaKNN