Rajon & Botë

Covid-19 po kthehet në Ballkan, Bullgaria shënon rekord të rasteve ditore

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Bullgari janë regjistruar 436 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë në vendin ballkanik që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani, në shtetin me shtatë milionë banorë janë shënuar gjithsej 22.306 persona të infektuar dhe 862 viktima.

Rastet ditore të koronavirusit në Bullgari filluan të rriten në shtator, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

the authorGazetaKNN