Të martën, komunës së Vitisë iu shtuan edhe tre raste me të infektuar me Covid-19, duke çuar në 52 numrin e të prekurve me këtë virus.
Rreth gjendjes së pacientëve të infektuar me këtë virus, për portalin “Front Online”, foli zëdhënësi i Shtabit Emergjent për Covid-19 në Viti, Tefik Salihu.
Ai tha se deri tani janë shëruar shtatë persona.
“Mbrëmë në IKSHPK janë diagnostikuar edhe tre persona me virusin Korona nga Komuna e Vitisë, duke ngritur në 52 numrin e të infektuarve në komunën tonë. Deri tani shtatë persona janë shëruar. Pesë të infektuar po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë, kurse të tjerët në shtëpi. Gjendja shëndetësore e të gjithëve është stabile, pa shenja të përkeqësimit. Mosha e të infektuarve është e ndryshme nga 2 deri ne 77 vjet”, u shpreh ai.
Tutje, Salihu tregoi se janë në pritje për rezultatet e ri-restimeve për disa pacientë.
“Aktualisht nuk ka persona të dyshimtë, por po gjurmohen kontaktet e tre vetave të cilën mbrëmë dolën pozitiv. Ndërkohë sonte priten rezultatet e ri-testimit të mbi dhjetë personave të infektuar më herët”, deklaroi Salihu për Front Online.
Vitia ishte komuna e parë e prekur me Covid-19 në Kosovë.