Aktuale

COVID-19 në Prishtinë: 1480 raste aktive, 35 të vdekur, Ahmeti apelon për kujdes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po apelon për kujdes të shtuar, pas rritjeve të rasteve pozitive me COVID-19

Ahmeti ka shkruar në Facebook se po vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me koronavirus dhe atyre me fatalitet.

I pari i Prishtinës ka treguar se nga 20 marsi e deri më tani, në Prishtinë janë shënuar 3 mijë e 724 raste me koronavirus, prej të cilave 1 mijë e 480 janë ende aktive.

Deri më tani, në Prishtinë kanë vdekur 35 persona të infektuar me COVID-19, ndërkaq janë shëruar 2 mijë e 209 persona.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 3724 raste me #covid19 prej të cilave 1480 raste janë̈ ende aktive. Kemi 2209 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 35 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka apeluar se mbajtja e maskës, dezinfektimi i duarve dhe respektimi i distancës fizike mbeten tri rregullat kryesore dhe masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Po vazhdon trendi i rritjes së rasteve e reja me #covid19 dhe fataliteteve si pasojë dhe kjo është thirrje për më shumë…

Posted by Shpend Ahmeti on E mërkurë, 19 August 2020