Kina ka marrë një vendim të ri për ata që planifikojnë të fluturojnë për në territorin e saj gjatë pandemisë COVID-19.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kinës njoftoi se kushdo që planifikon fluturojë për në territorin e Kinës, duhet t’u sigurojë autoriteteve prova se ata testuan negativ për COVID-19 brenda pesë ditëve të fluturimit të tyre, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Udhëtarët e huaj do të duhet të bëjnë kërkesë për një çertifikatë shëndetësore nga ambasada kineze në vendin e origjinës, ndërsa pasagjerët kinezë do të duhet të paraqesin një kod QR për të provuar aftësinë e tyre për të hipur në fluturim.
Kina ka regjistruar më shumë se 85.300 raste të Covid-19 qëkur koronavirusi u shfaq për herë të parë në qytetin Wuhan në fund të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.