Aktuale

Covid-19, 100 mostra të reja nga Prishtina dërgohen për testim

Prishtina është futur në karantinë prej të dielës pasi që u konfirmuan 44 raste pozitive me Covid-19. Express mëson se sot janë dërguar 100 mostra të dyshimta në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK për testim.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri të ditur se 40 raste që kishin kontakt me 20 persona të prekur me Covid-19 u konfirmuan si negativ.

Ndërkohë, rezultati për 100 mostrat e reja pritet të dalë së paku pas 2 orëve.

Drejtori i IKSHPK, Naser Ramadani, ka paralajmëruar se gjatë këtyre tre javëve pritet të jetë piku i rasteve pozitive me koronavirus. Ai ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për vetëpërmbajtje. /Express/