Sport

Conte: Kushton mbi 100 milionë funta, por ky është sulmuesi që e preferoj

Trajneri i Chelsat vlerësoi sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, por pranoi se do të kushtonte të paktën 100 milionë funta për ta transferuar atë.

Conte ka lavdëruar Kane duke thënë se nëse ai do të blinte ndonjë sulmues tani për tani, ai do të ishte Kane.

“Për mua Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë” , tha Conte në citimet e publikuara nga Daily Mail.

“Nëqoftëse do duhej të transferoj një sulmues, do ta zgjidhja atë” .

23-vjeçari anglez sezonin e kaluar ka pasur një mesatare fantastike të golave. Në 30 paraqitje për klubin e tij ai ka shënuar plot 29 gola. /Indeksonline/