Aktuale

Çollaku: Sllovakia do t’i mbështesë vendet e Ballkanit

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku pas një dreke pune me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë Lubomir Batary dhe përfaqësuesin special të BE’së Samuel Zhbogar, tregoi se Sllovakia ka prioritet zgjerimin e BE’së për vendet e Ballkanit Perëndimor, për aq kohë sa ka në udhëheqje Këshillin e BE’së.

Ky është postimi i Çollakut në facebook:

Sot mora pjesë në drekën e punës që shtroi shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë z. Lubomir Batary si dhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë z. Samuel Zhbogar, me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-së nga ana e Republikës së Sllovakisë. Biseduam gjerësisht për prioritetet e presidencës sllovake dhe u ndjeva shumë mirë me faktin që Presidenca e Sllovakisë ka plane dhe mbështet fuqishëm politikën e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe përkundër sfidave me të cilat BE-ja po përballet përbrenda, Republikës së Sllovakisë i urojmë një presidencë të suksesshme.Prioritetet tona gjatë kësaj presidence gjatë gjashtë muajve në vijim janë përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, si dhe vendosja e mekanizmave të përbashkët me BE-në të MSA-së dhe miratimi i Këshillit të BE-së për qasjen e Kosovës në programet e BE-së.

13524579_1172648612780411_1598625324457152446_n 13557946_1172648639447075_304043874006884998_n 13508924_1172648596113746_4056452664901788666_n 13516645_1172648569447082_1189495136988579536_n 13522017_1172648532780419_7020685088672721415_n 13537803_1172648496113756_5014010536959948053_n 13567001_1172648486113757_7528924442359154053_n 13567087_1172648462780426_877898665715579929_n