Aktuale

Çollaku: Qeveria duhet të jetë strikte në afate ndaj Serbisë

Mos kryerja e obligimeve nga pala serbe të marra nga dialogu në Bruksel, sipas ministrit Bekim Çollaku, janë tregues për palën kosovare që duhet të jetë më strikte në caktimin e afatave dhe të shtoj presionin karshi tyre.

“Durimi dhe zemërgjerësia e palës kosovare është keqpërdorur nga pala tjetër, që i bie Serbia dhe Bashkimi Evropian”, ka thënë ministri i Integrimeve Europiane në “Rubikon” të KTV-së.

Ai i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës që tu përmbahet afateve dhe kësisoj tregon seriozitetin e punës.

“Qeveria e Kosovës si bartëse kryesore e këtij procesi duhet të jetë më strikte, të marrë vendime të prera dhe këto t’ia përcjell Bashkimit Evropian”, përfundoi Çollaku.