Shëndetësi

Çokollata e zezë i bën mirë zemrës

Besoj se shumica prej jush e adhuroni çokollatën e zezë.

Tani mund ta hani duke u ndier më pak fajtor, pasi shkencëtarët kanë zbuluar se ajo bën mirë për shëndetin.

Studimet e mëparshme kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë redukton presionin e gjakut dhe është i mirë për zemrën.

Tani shkencëtarët kanë zbuluar pse ndodh kjo: për shkak se mikrobet fermentojnë fibrat e kakaos, transmeton “Zeri.info”.

Studiuesit kanë gjetur se ka dy lloje mikrobesh në zorrë: mikrobe “të mira” dhe mikrobe “të këqija”.

“Të mirat” ushqehen me çokollatë.

Kur hani çokollatë të zezë, ato rriten dhe e fermentojnë atë, duke prodhuar përbërës antiinflamatorë.

Këta antiinflamatorë të formuar në rrugë natyrale futen në rrjedhën e gjakut dhe ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve nga dëmtimi.

Ndërsa bakteret “e këqija” e nxisin inflamacionin, duke çuar në diarre dhe konstipacion.

Kakaoja përmban përbërës antioksidues, si katekina dhe epikatekina dhe një sasi të vogël fibrash dietike.

Të dy komponentët treten dhe absorbohen në sasi të vogla, por procesohen nga bakteret e padëmshme në kolonë.

Çokollata e zezë përmban një sasi të lartë kakaoje, çka shkakton shtimin e këtij procesi.

Kombinimi i çokollatës me fruta si shegët mund t’i shtojë efektet pozitive. /ZËRI/