Televizoni amerikan,CNN, është duke i kushtuar vëmendje shenjtërimit të Nënë Terezës, duke transmetuar storie të ndryshme, rreth punës së saj, për të ndihmuar të varfërit në Kalkuta të Indisë.
Kështu,CNN, në faqen e internetit duke njoftuar për shenjtërimin e saj, të dielën, e ardhshme në Vatikan, ka dhënë edhe biografinë e saj, duke u bazuar në fjalët e Nënë Terezës, e cila ka përmendur origjinën shqiptare.