Aktuale

Çmohet lart figura e Bajram Rexhepit

Është përkujtuar vlera prej intelektuali dhe kontributi shumë i çmuar i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi në mbledhjen komemorative të organizuar për të nderuar figurën e tij.

Presidenti i Republikës të Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi lart figurën e Bajram Rexhepit, duke thënë se Kosova humbi burrështetasin e shquar, duke theksuar se ish-kryeministri kishte figurë të lartë politikani, me mbështetje të gjerë qytetare dhe besim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Në karrierën time politike, Bajram Rexhepi ishte ndër personalitetet emblematike që kam punuar, me virtyte të rralla në rrugën e realizimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai u shqua për guxim, profesionalizëm dhe humanizëm… 7’17” Me ndarjen e tij të hershme nga jeta, familja humbi njeriun e dashur, ndërsa institucionet e vendit burrështetasin e shquar. Ne bashkë me miqtë dhe kolegët e tij do ta ruajmë përjetë kujtimin për të. Mençuria, urtësia dhe largpamësia e tij do të jenë udhrrëfyes në rrugën tonë për përparimin dhe forcimin e shtetit tonë”, tha presidenti i Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, shprehu ngushëllimet e tij për ish-kryeministrin Rexhepi duke thënë se ai do të mbetet në historinë e re të Kosovës, si politikan që e mbajti fjalën dhe për gjurmët e pashlyeshme që ka lënë në institucionet e Kosovës.

“Bajram Rexhep ishte një personalitet me kontribut shumëdimensional, jo për shkak të pozitave të larta shtetërore që i kreu me shumë përgjegjësi, por për shkak të të aktivitetit të tij në shërbim të jetës dhe shëndetit të njerëzve, në shërbim të çështjes kombëtare, në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës… 11’03” Ai do të mbetet në historinë më të re të Kosovës si kryeministri i parë i dal në Kosovën e pas luftës duke lënë gjurmë të rëndësishme në ndërtimin e shtetit tonë”, u shpreh Mustafa.

Pas kësaj mbledhje komemorative, do të bëhen homazhe në Kuvendin Komunal në Mitrovicë ndërsa ceremonia e varrimit të ish-kryeministrit Rexhepi do të bëhet në Shipol të Mitrovicës nga ora 16:30./KP/