Komisioni Rregullator i Energjetikës i Maqedonisë ka caktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat janë ca më të ulëta se aktualet, ndërsa do të vlejnë nga mesnata.
Eurosuper BS 95 do të lirohet për 2 denarë, Eurosuper BS 98 do të lirohet për 1.5 denarë, ndërkaq dizeli për 0.5 denarë – Këto janë çmimet e reja të derivateve të cilat do të vendosen nga sonte në mesnatë.
Benzina Eurosuper 95 do të shitet 61 denarë, Eurosuper 98 do të shitet për 63 denarë, ndërkaq çmimi i dizelit do të jetë 43 denarë.