Rajon & Botë

Clinton përdor taksat kundër Trump

Hillary Clinton ka sulmuar Donald Trump, duke e quajtur atë simbol të një sistemi të manipuluar, pasi u zbulua se ai mund të mos ketë paguar tatimin mbi të ardhura, për 18 vjet.

“Trump është i pari, dhe të gjithë të tjerët janë të fundit”, tha kandidatja demokrate për president të ShBA-ve, gjatë një fushate në Ohio shkruan BBC.

Në fundjavë Neë York Times pohoi se Trump sipas të gjitha gjasave ka shmangur tatimet për shkak të një humbje prej 1 miliard dollarëve, të cikën e pësoi në vitin 1995, transmeton KosovaPress.

Por republikani deklaroi të hënën se ai në mënyrë të shkëlqyeshme ka përcjellë procesin kompleks të kodit të taksave.

“Unë i kuptoj ligjet tatimore më mirë se po pothuajse të gjithë”, tha ai, duke shtuar se si themelues I hoteleve dhe biznesmen, ka përdorur ligjërisht ligjet tatimore për përfitimet e tij dhe të kompanisë.