Aktuale

Çka thotë Sejdiu për ironinë e sotme të Grabovcit

Dardan Sejdiu, njeri i dytë në Vetëvendosje, ka folur në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se sot ironia e Adem Grabovcit teksa ishte në Prokurori, “të emëroj prokuror”, ishte tallje e sistemit të gjyqësisë.

 

“Adem Grabovci shkoj të tallej me sistemin e gjyqësisë. Ata dënojnë vajza e djem të rinj të LVV-së e jo Adem Grabovcin”, ka thënë Sejdiu.

Ai tha se duhet gjithsesi që Qeveria duhet të dorëhiqet.

“Qeveria duhet të dorëhiqet dhe të shkojë vendi në zgjedhje. Zgjedhjet janë gjëja më e mirë në këtë moment. Le të jenë këto zgjedhje si referendum”, shtoi Sejdiu.