Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot në mëngjes ka pritur në takim dy anëtarët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët kanë ardhur në kohën kur partia e tij dhe ajo e Vetëvendosjes nuk po mund të gjejnë pajtim për arritjen e koalicionit.
I pari i LDK-së para se të hyjë në këtë takim ka thënë se nuk ka çka të komentojë për deklaratat e mbrëmshme të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që për deklaratat e Mustafës pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së tha se “nuk dëgjoi asgjë të re”.
“Nuk kam koment për deklaratat e mbrëmshme të Vetëvendosjes dhe kreut të saj”, tha shkurt Mustafa.
Dy gjermanët pas takimit me Mustafën në zyrat e LDK-së do të shkojnë edhe në Lëvizjen Vetëvendosje për t’u takuar me Albin Kurtin.