Seanca parlamentare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë punimet sot duke filluar nga ora 11:00.
Në seancën e mbajtur dje janë miratuar disa projektligje, mirëpo, kanë mbetur edhe pikat e tjera të rendit të ditës.
Këto janë pikat e rendit të ditës që vazhdojnë për shqyrtim nesër:
Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.