Deputetët e shumicës parlamentare kanë ardhur në kuvend për të procesuar procesverbalet e votimit të kryetarit të Kuvendit.
Në Kuvend ndodhet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryeministri Emil Dimitriev dhe ish-kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski. Mësohet se Veljanovski orvatet të thërrasë seancë më vete, por shumica parlamentare nuk do të jetë aty.