Rajon & Botë

Çka po ndodh në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke? Humbin jetën 5 persona nga stuhitë e fuqishme (Foto)

Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar kërdi në pjesë të Evropës qendrore dhe veriore, duke vrarë të paktën pesë vetë në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

Një person 63-vjeçar u mbyt në bregdetin gjerman si rezultat i një rritje të stuhisë ndërsa katër të tjerët u vranë nga pemët që ranë pas erërave të forta, shkruan BBC.

Mijëra polakë dhe çekë janë ende pa rrymë. Qendra e qytetit gjerman të Hamburgut është përmbytur.

Disa shërbime hekurudhore u pezulluan në disa pjesë të Gjermanisë. Përndryshe u raportua edhe për hekurudhat dhe disa rrugë nëpër Republikën Çeke.