Aktuale

Çitaku: Mbrëmë fituam miliona zemra në mbarë botën

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është takuar me Gramos Vokrrin, djalin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Çitaku ka shkruar se me lojën e mbrëmshme kanë fituar miliona zemra anë kënd botës, ajo thotë se veprimet e tifozëve mbrëmë kanë bërë krenar të gjithë.

Ajo po thotë së bashku me Gramozin u pajtuan se Kosova dhe ekipi i saj fantastik nuk duhet të dorëzohet,  ashtu siç na mësoi Fadil Vokrri.

Postimi i plotë:

Me Gramosi Vokrrin u pajtuam se ndonse e humbëm lojën mbramë, fituam miliona zemra anë e kënd botës.
Ekipin e kemi fantastik. Nuk ka me u lodhë e me u dorëzu. Këtë punë ma së miri na e ka mësu Fadili.
Faleminderit Gramos për mikëpritjen! U pafshim në fitoret e ekipit tonë./Front Online/