ShowBiz

Cima shpëthen në vaj te varri i Lecit (Foto)

Humoristi i njohur Ibrahim Krajkoca- Leci, ka bërë një vit nga darja nga jeta.

Por i vetmi që e ka kujtuar në këtë përvjetor ka qenë kolegu i tij më i afërt Rasim Thaçi-Cima.

Cima ka vizituar sot varrin e kolegut të tij me të cilin kishte kaluar shumë kohë bashkë, duke sjellur edhe projekte humoristike së bashku, shkruan “Magazina.”

Ai ka kujtuar kolegun e tij më të mirë me disa fjalë mjaftë emocionuese.

“O Lec i dashur , tash e shoh se sa shumë më mungon”, ka shkruar Cima në fotografinë e publikuar pranë varrit të Lecit.

Por përveç Cimës, nuk është parë asnjë kolegë tjetër që e ka kujtuar humoristin e njohur në përvjetorin e parë të vdekjës, duket se kolegëve tjerë ju ka mjaftuar një vit për ta harruar një nga ikonat e humorit shqiptar.