Ky vit nuk po del të jetë më i ftohti në 16 vitet e fundit.
Nga viti 2000 deri sot kur temperatura më e ulët është shënuar në mëngjes -19 gradë celsius më i ftohti ishte 2006-ta, kur temperatura më e ultë ka qenë -25 gradë celsiusë, njofton Klan Kosova.
Këto të dhënë i ka bëra të ditura Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Vite të ftohta në Kosovë janë shënuar edhe në vitin 2005, kur temperatura minimale kanë qenë -23 gradë celsius.

Numrat me ngjyrë të portokalltë paraqesin vitet, ndërsa numrat me ngjyrë të zezë paraqesin temperaturat minimale të regjistruara nëpër vite.
Ftohtë ka qenë edhe në vitin 2002 dhe 2003 ku minimalja ka qenë -20, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Besim Aliu nga IHMK ka thënë se temperaturat nën minus do të mbajnë gjatë tërë javën, mirëpo që nga nesër minimalja do të shënojë -17 gradë celsius.
Aliu tha se javën e ardhshme do të rriten temperaturat minimale dhe maksimale, mirëpo sipas tij pritet që të ketë reshje të borës.