ShowBiz

Cili është problemi sipas Teutës ?!

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, vazhdon të mbetet në syrin e mediave për shkak të sukseseve të saj si aktore, por edhe ndryshimeve përgjatë kohës në jetën personale.

Teuta ka pak kohë që është bërë nënë për herë të dytë, pas martesës me trajnerin e fitnesit Adonis Morina, njofton KosovaPress.

Por, obligimet nuk e ndalojnë aktoren që të jetë e suksesshme në të gjitha angazhimet e saj, përkundrazi ajo në rrjetin social Instagram shpeshherë publikon thënie të cilat frymëzojnë të tjerët për të shkuar përpara.

“Problemi është që mendon se ke kohë”, ishte thënia e fundit nga Teuta, fjalë këto që shtyjnë të gjithë të mendojnë për kohën dhe si po e shpenzojnë atë.