Agjencia e Mbrojtës së Mjedisit në Kosovë përmes një komunikate ka treguar cilësinë e ajrit për datat 7 dhe 8 dhjetor.
Bazuar në matjet e Instituti Hidrometeorologjik në Kosovë, analiza e rezultateve të monitorimit në stacionet matëse në Prishtinë, del se gjatë dy ditëve të fundit, janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa që me datë 07.12.2016, është regjistruar vlera 51.5µg/m3”, thotë Agjencia.
Ndërsa, Qendra për cilësinë e ajrit nga Ambasada Amerikanë në Kosovë, tregon se nga regjistrimi i fundit për cilësinë e ajrit Prishtinë në orën 11:00, ka qenë 151, shkallë kjo që cilësohet “E pashëndetshme”, por jo vetëm për personat e ndjeshëm, por për të gjithë, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, sipas organizatës Pen dhe Lëvizjës “Shkenca për ndryshim”, thuhet se gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 2016, këto ishin lagjet më të rrezikuara të renditura sipas cilësisë së ajrit.
