ShowBiz

Çifti i njohur po bëhen prindër sërish

Modelja e famshme australiane po bëhet nënë për herë të tretë.

Miranda Kerr dhe bashkëshorti i saj, Evan Spiegel, po presin fëmijën e dytë nga martesa e tyre, shkruan lajmi.net.

Përmes një fotografie ku shfaqet pranë partnerit, modelja ka treguar barkun e rrumbullakosur dhe përmes saj uroi Evanin për ditëlindje.

“Urime Ditëlindjen për të dashurin baba🎂🌈🙌🏻”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotos.

Për ndryshe, Evan Spiegel është themelues i rrjetit social “Snapchat”, ndërsa Miranda ka edhe një fëmijë jashtë kësaj martese. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

Happiest Birthday to my baby Daddy 🎂🌈🙌🏻

A post shared by Miranda (@mirandakerr) on