UNDP përmes projektit të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë “Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” (CBCPK) organizoi të martën konferencën rajonale “Angazhimi i komuniteteve dhe ndërtimi i paqes në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, e cila kishte për qëllim të reflektojë mbi sfidat dhe mësimet e nxjerra nga implementimi i projektit dhe të adresojë angazhimin e të rinjve në diversitetin kulturor.