Ekspertët thonë se mënyra dhe shpejtësia e të ecurit mund të tregojnë për problemet me diabet, artrit dhe avitaminozë, ndryshime degjeneruese, sëmundja Alzheimeri dhe sëmundje tjera serioze.
A e keni ditur se ecja është tregues i shkëlqyeshëm i gjendjes së organizmit dhe sëmundjeve të ndryshme?
Sipas ekspertëve, ecja e ngadalshme tregon për mundësinë e diabetit, artritit, rrezikut nga demenca, derisa ecja e shpejtë tregon se trupi funksionon mirë. Personi i ri dhe i shëndetshëm mesatarisht duhet të ecë 1,2 deri 1,4 metra në sekondë. Por, artriti dhe sëmundjet tjera ndikojnë në ngadalësimin e ecjes. Personat me artrit ecin më pak se një metër në sekondë, ndërsa nëse gjendja është shumë e keqe, vetëm gjysmë metri në sekondë.
Në bazë të ecjes, mund të parashihet edhe sa gjatë njerëzit do të jetojnë, thonë shkencëtarët nga Universiteti në Pitsburg. Ata në një hulumtim kanë konkluduar se personat që ecin më ngadalë kanë më shumë rrezik të vdesin, derisa njerëzit që ecin shpejt jetojnë në gjatë, transmeton KosovaPress.
Hapat e shkurtër tregojnë në osteoartrit, dëmtim të muskujve si pasojë e mbathjes së takave të larta, por edhe për aftësi të limituara të përjetimit të organizmit. Kur bëhet fjalë për osteoartritin, më së shumti bëhet fjalë për ije, derisa bllokada e muskujve të legenit mund të jenë të ndërlidhura me dëmtimet, të cilat ndikojnë në aftësinë e arritjes së orgazmës te femrat.