ShowBiz

Çfarë thotë Rita Ora për Rob Kardashian? (Foto)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, është një ndër këngëtarët më të dëgjuara dhe më të kërkuara në botë.

Së fundmi Rita ishte e ftuar në një emision ku aty iu bënë disa pyetje që ndoshta këngëtarja nuk do dëshironte të iu përgjigjej, por ajo dha përgjigjet e duhura, njofton KosovaPress.

Në vitin 2012, këngëtarja u nda nga ish i dashuri i saj, Rob Kardashian i cili tani ka një vajzë me të dashurën e tij, Blac Chyna. Rita dhe Rob u ndanë në një mënyrë shumë të keqe, ku Rob postoi në rrjetin social Twitter se këngëtarja e kishte tradhtuar me 20 djem.

E pyetur se çfarë mendimi ka për Rob që tani është edhe baba, Rita tha se vetëm mendime pozitive për atë familje dhe i uron për vajzën e tyre.