Brad Pitt dhe Billy Bob Thornto kanë një gjë të përbashkët: Të dy ishin të martuar me Angelina Jolie dhe tashmë janë të ndarë nga ajo.
Billy Bob ka shprehur dëshirën që të bëjë një film me Brad Pitt.
Në numrin e ri të revistës “Play Boy” ai tha që kjo do ti befasonte njerëzit por nuk i mungon dëshira për të realizuar një film me Pitt. Billy shtoi edhe disa fjalë në lidhje me ish-gruan e tij.
“Unë gjithmonë jam ndjerë më poshtë se ajo, dhe nëse jetoni me dikë që ju mendoni se jeni më poshtë se ajo, kjo nuk është gjë e mirë për ju” tha Billy Bob.
Ai gjithashtu shtoi që me Jolie ka kontakte, edhe pse jo të shpeshta ajo për të konsiderohet si një person I mirë që nuk e braktisi atë, transmeton KosovaPress.