Kuriozitete

Çfarë thonë gishtërinjtë për ju?

Duke krahasuar gishtin tregues dhe gishtin e unazës, një neuro-shkencëtar mund të tregoj nëse ju jeni i shqetësuar apo nëse ju do të jeni një atlet i mirë, shkruan DailyMail.

Nëse gishti juaj tregues është më i gjatë se gishti juaj i unazës, ju keni më shumë gjasa të jeni i dobët në sporte, por më i mirë në detyrat e kujtesës verbale, thotë një studim i ri, transmeton KosovaPress.

Por, burrat dhe gratë me gishtin tregues të shkurtër në krahasim me gishtin e unazës janë më pak të shqetësuar, më të mirë në detyrat e kërkuara mendore të rrotullimeve 3D dhe më të mirë në sporte.