Shëndetësi

Çfarë të konsumoni për një jetë më të gjatë?

Mënyra e të ushqyerit luan njërin ndër rolet kyqe për një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë.
Por, sa i konsumoni këto produkte në përditshmërinë tuaj, dhe a jeni të informuar cilat prej tyre ju mundësojnë jetë të gjatë?

Sekreti i një jete më të gjatë fshihet prapa këtyre ushqimeve:Arrat:

Studimet më të reja të Universitetit të Harwardit, ka ardhur në përfundim se personat që ishin pjesë e eksperimentit, dhe kishin konsumuar një kohë të gjatë arra, gëzonin mendje dhe shëndet fizik më të fortë sesa të tjerët. Arra zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme.

Drithërat e plota:
Çdo 30 gram shtesë e drithërave të plota zvogëlon rrezikun nga vdekja për 5%, kurse vdekjen e shkaktuar nga sëmundjet e zemrës, i zbret në 9%.

Erëzat natyrale:
Erëzat që vjen drejtpërdrejt nga natyra, dhe janë prezent ne kuzhinën e secilit, luajnë një nga rolet kryesore për jetë të gjatë. Prandaj, për çdo gatim, erëzat përpos që e shtojnë shijen, do ua zgjasin edhe jetën.