Aktuale

Çfarë shkroi Mustafa në Librin e Zisë për Bajram Rexhepin?

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u nënshkrua në Librin e Zisë të hapur në ndërtesën e Qeverisë, për nder të ish-kryeministrit të parë në Kosovë, Bajram Rexhepi.

Mustafa ka shprehur respektin për kontributin dhe përkushtimin e ish-kryeministrit Rexhepi në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend.

“Bajram Rexhepi, ish kryeministri i Kosovës meriton respektin dhe përkuljen tonë. Është njeriu që punoi për Kosovën, për pavarësinë e saj dhe ngritjen e institucioneve demokratike. Frymëzoi me afërsinë, sinqeritetin dhe vendosmërinë e tij. E kujtojmë me respekt”, ka shkruar Mustafa në Librin e zisë.