ShowBiz

Çfarë pune po bënë djali i Madonës

Pas skandalit të drogës, djali i Madonës, Rocco Ritchie, po qëndron larg telasheve.

Sipas “The Sun”, 16 vjeçari ka nisur të punojë si shpërndarës ushqimesh me biçikletë për firmën ‘Deliveroo”.

Adoleshenti, i cili tani jeton në Londër me babain , është duke fituar disa para më shumë falë punës së re përmes së cilës po tregon përkushtimin e tij, transmeton KosovaPress.

Një burim tha për revistën:  “Ka qenë pak qesharake për të por dhe një mënyrë për të qetësuar mamanë dhe babin derisa të zgjedhë atë që do të bëjë. Të dy prindërit janë dakord që pak disiplinë dhe një agjendë e caktuar do i bëjë mirë Rocco-s, pak rëndësi ka nëse është punë vullnetare apo punë që paguhet pak”.