Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si Kallashi ishte dikur kërcimtarja më e njohur në Kosovë, deri sa ajo hoqi dorë përfundimisht nga ky profesion.
E shfaqur disa herë në media, Kallashi ka thënë se po jeton me ato që ka kursyer, ndërsa i është futur seriozisht botës së muzikës.Mirëpo në rrjetet sociale, vajza seksi e famshme për twerk-et e saj, po shfaqet shumë e lënduar.
Ndonëse akoma poston foto provokuese, në publikimet e fundit shihen statuse mjaft depresive.Së fundmi, Kallashi ka publikuar një video me sekuenca nga një serial turk.
Në video shkruhet:E shikon atë vajzën? Duket e lumtur apo jo? Tregon shaka, qesh mirëpo brenda është duke vdekur, është e lënduar, e lodhur nga të qenit e mirë.E lodhur nga jeta! Nuk do të duket e tillë, kështu që mban gjithçka përbrenda. Të gjithë mendojnë se ajo është njeriu më i lumtur që njohin, që nuk ka probleme, që jeta e saj është perfekte. Ahh, sikur ta dinin të vërtetën.”Nuk dihet ende shkaku pse Kallashi po i bën këto postime, por dyshimet janë se kërcimtarja mund të jetë mërzitur nga ndonjë ndarje.