ShowBiz

Çfarë po ndodh me çiftin Tuna dhe Patrisi? A tregon ky detaj që çifti po pëson krizë?!

Ndonëse shumë fat në muzikë, por jo edhe në dashuri!

Flasim për këngëtarën Tuna ku çdo lidhje e saj e dashurisë ka qenë krye lajm në mediat rozë.

Nisur nga Rilind Reka me të cilin Tuna dhe u martua, por kjo martesë nuk zgjati shumë!

Vazhdoi më pas me këngëtarin e labelit “BabaStars” Cozman me të cilin ajo përjetoi romancë dashurie plot 3 vite. Ndarje, zënka, bashkime, por që çuan në një pikë çiftin më të përfolur, atë të ndarjes.

E menjëherë pas përfundimit të lidhjes me Cozman, Tuna u pa në krahët e Patris Berishës.

Madje çifti tashmë kanë dhe një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tian. Ishte data 2 maj kur Tiani i dha epitetin nënë Tunës për herë të parë.

Muaj më parë u përfol se çifti po përjetojnë një krizë, por prej tyre nuk u konfirmua asnjëherë asgjë.

E duket se diçka po ndodh me çiftin e ri!

Po pësojnë krizën e radhës, apo çfarë në të vëretë po ndodh mes tyre?!

Në një kërkim të bërë në llogaritë e tyre në Instagram, ajo çfarë bie në sy është se as Tuna, por as Patrisi nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Madje Tuna që nga muaji korrik i vitit të kaluar nuk ka publikuar asnjë fotografi me Patrisin, duke shtuar dhe më shumë dyshimet rreth raportit të tyre.