Aktuale

Çfarë po ndodh me avionët e famshëm MIG në bazën e Kuçovës dhe një video e rrallë (Fotot)

Që prej fillimit të viteve 2000 baza ajrore e Kuçovës, e njohur ndryshe si “Aerodromi i Qytetit Stalin” nuk funksionon më si e tillë.

Uturima e reaktivëve “MIG” nuk dëgjohet më, edhe pse një pjesë e mirë e tyre janë sërish aty por jo në gjendje pune…

Ata tashmë janë vetëm rrelike dhe dëshmi e pakundërshtueshme e assaj që ka qenë dikur baza ajrore e Kuçovës, e cila së bashku me uzinën e riparimit të aeroplanëve, ishte një pjesë e rëndësishme e ushtrisë shqiptare, por dhe krenari e vendit.

Lexues të “Mapo.al” kanë sjellë në profilin tonë social një mori fotosh nga kjo bazë, disa prej të cilave të shoqëruara edhe me dicitura të ndryshme si kjo: “’Natyre e qete’, Kucove”,- duke na kërkuar të rikujtojmë krenarinë e dikurshme të Aviacionit Shqiptar.

“Mapo.al” sjell për të gjithë lexuesit këtë fotogaleri në kujtim të asaj çka ka qenë dikur “Aerodromi” i Kuçovës, por edhe për të sjellë në memorje të të gjithë kureshtarëve faktet që tregojnë forcën luftarake ajrore të Shqipërisë së 20 viteve më parë, shoqëruar kjo nga një video e rrallë./Mapo.al/