ShowBiz

Çfarë po bën kështu Ronaldo me Jenniferin? (Foto)

Cristiano Ronaldo ka marrë pjesë në ditëlindjen e Jennifer Lopez.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo po i shijon pushimet e tij pas triumfit në Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Ai për momentin gjendet në Las Vegas, ku përveç pushimeve, ka marrë pjesë edhe në ditëlindjen e super yllit botëror, Jennifer Lopez, e cila festoi 47 vjetorin e lindjes.

Portugezi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet duke shtrënguar JLO’në, derisa ka shkruar: “Urime ditëlindjen JLO”.

Kujtojmë se JLO është një tifoze e Real Madridit, e cila shumë shpesh dërgon fëmijët e saj në ‘Santiago Bernabeu’ për të parë ndeshjet. /Express/