Rajon & Botë

Çfarë plani ka Trump për BE-në dhe NATO-n?

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, pritet të zhvillojë sot një takim me liderët e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Pence do takojë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton “Rel”.

“Shtetet e Bashkuara janë dhe do të jenë gjithmonë aleati juaj më i madh”, ka thënë Pence në ë dielën, gjatë një konference për Sigurinë në Mynih.

Kujtojmë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shqetësuar aleatët me kritikat e tij për NATO-n, me mbështetjen e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe me lëvdatat për presidentin rus, Vladimir Putin.