I angazhuar në mesin e trupave të jashtëzakonshëm aktorësh në Bosnje e Kroaci, shkruan Kosovarja, për tashmë të njohurin edhe përtej kufijve të vendit , aktorin tonë Ilir Tafa.
Shumë i dashur e simpatik jo vetëm për publikun , por edhe për komunitetin artistik atje.
Iliri, vazhdon të jetë i ftuar edhe në shumë gala mbrëmje artistike që organizohen në Sarajevë e në Zagreb.
Gjithmonë i rrethuar , në shoqëri nga figura të rëndësishme të kulturës kroate e boshnjake, tek Kosovarja sjellë edhe disa foto nga këto takime, shoqërime , shfaqjesh me aktorë të njohur të këtyre dy vendeve , po aq edhe me personalitete.
Është paksa e çuditshme , se Ilir Tafa është më i angazhuar e i njohur jashtë se sa në Kosovë. Shumë i pranishëm në mediet e atjeshme , pak në mediet tona. I ftuar atje për të realizuar role , shfaqje, seriale e filma…
Po në Kosovë?
Thuajse fati i tij, i Ilirit, i njejtë sikur që i ka përcjellë edhe aktorët tanë të mëdhenj : Aleksandër Mojsiu, Bekim Fehmiu, Blerim Destani etj, që lënë gjurmë historike në skenat botërore më shumë se sa në atdheun e tyre.
E çuditshme, jo pak, ë ?!/Kosovarja/







