Shkencëtarët kanë marrë një hap të madh për t’iu përgjigjur pyetjeve fundamentale rreth jetës në Tokë – çfarë erdhi së pari: oksigjeni apo jeta?
Hulumtuesit kanë bërë një zbulim, ku sipas tyre oksigjeni në atmosferë arriti nivele shumë më të larta, duke studiuar përbërjen e kripës së shkëmbinjve në shkëmbinj të lashtë që datojnë prej më shumë se 800 milionë vitesh – rreth 100 milionë vite para shenjës së parë të jetës në Tokë.
Kripa u shtyp në vakum dhe çdo pjesë do të lëshohej në mes të pesë dhe 12 lirimeve të gazit. Duke shtypur kripën e shkëmbit me kujdes, shkencëtarët ishin në gjendje që të analizonin ajrin në kripë, transmeton Gazeta Express.