I veçantë në muzikën që krijon, u cilësua qysh në fillim të karrierës së tij muzikore dhe i tillë vazhdon të mbetet. Të gjitha projektet e deritashme që ka sjellë, kanë qenë me stil dhe të veçanta, duke bërë kështu që të krijojë identitet në muzikën që bën.
Pikërisht kjo e ka veçuar nga këngëtarët e tjerë, relativisht të rinj në moshë. Kënga e tij e fundit e sjellë edhe me videoklip, është ajo me titull “Pritëm se po vi” e publikuar fundjavën e kaluar. Deri më tani, projektet që ai ka realizuar nuk kanë qenë të shpeshta dhe kjo ka një arsye.
Megjithatë, Ylli bën të ditur se me një strategji tjetër të punës do të vazhdojë tani në muzikë. Ai, gjatë muajve në vazhdim do të publikojë disa këngë radhazi. Përveç projekteve solo, Limani po ashtu do të sjellë edhe disa bashkëpunime. Paraprin ai me 2po2, për t’i lënë më pas radhë një bashkëpunimi me një prej këngëtareve me të përfolura shqiptare,raporton emisioni “Express” – KTV.
Krahas këngëve të shumta që do të sjellë, a pritet një baladë nga Ylli? Sa i përket mbrëmjeve muzikore, ato njëherë për njëherë nuk janë në planet e tij. Krijimi i këngëve të reja mbetet primare për Yll Limanin.