Një studim i shkencëtarëve kanadezë tregon se për të funksionuar kujtesa më mirë, është shumë e rëndësishme që njerëzit të harrojnë.
Dy studiuesit kanadezë janë marrë me mekanizmat neuro-biologjik dhe sipas tyre, kujtimet duhen filtruar e larguar.
Ajo që propozojnë ata është vizioni i kujtesës si mekanizëm i kalibruar fokusimi dhe humbje të kujtimeve.
Ndryshe, pjesa më e madhe e njerëzve, përfshirë edhe shkencëtarët, e shohin kujtesën ideale si një sistem që lejon bashkëjetesën e të gjitha kujtimeve.