Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e këtij të fundit, në Prishtinë.
Ndonëse nuk është dhënë ndonjë njoftim për temat që do diskutojnë këta të dy gjatë këtij takimi, dihet se VV i ka bërë thirrje LDK-së për pjesëmarrje në protestën e së shtunës, më 29 shtator dhe kjo mund të jetë njëra nga temat e mundshme të diskutimit.
Njëra ndër temat aktuale që mund të jenë diskutuar në këtë takim është edhe paralajmërimi i LDK-së për mocionin e rrëzimit të Qeverisë./Indeksonline/