Rajon & Botë

Çfarë dëshiron 7-vjeçarja nga Alepo?

Një muaj pas evakuimit të familjes së saj nga Alepo, Bana al-Abed dhe e ëma, Fatemah, thonë se shpresojnë të kthehen në qytetin e tyre pasi të mbarojë lufta dhe të ndihmojnë ata që u ndikuan nga dhuna.

Kur u pyet se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, Bana tha: “Dua të bëhem mësuese, shkrimtare dhe paqebërëse”, shkruan NBC, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë, Fatemah tha: “Ndihem shumë e trishtuar sepse lashë shpirtin tim në Alepo. Alepo është gjithçka për mua… E dua dhe do t’i mësoj fëmijët e mi ta duan.”

Bana tani ndodhet në Turqi së bashku me familjen e saj. E ëma e saj thotë se nuk e di për sa kohë do të jenë të sigurt.

Shtatëvjeçarja u bë e njohur nga e gjithë botë për shkak të postimeve të saj në rrjetin social “Twitter”, në të cilat tregonte gjithçka që po përjetonin banorët e Alepos gjatë bombardimeve.