Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në fillim të seancës së djeshme lexoi katër rekomandimet e dala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.
Për të votuar këto rekomandime nuk kishte kuorum dje në Kuvend, pasi deputetët e mazhorancës ata të PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s nuk votonin me arsyetimin se kjo çështje tashmë i përket Gjykatës Kushtetuese, njofton Klan Kosova.
Për shkak të kësaj pike dje është shtyrë seanca e Kuvendit – pozita nuk votoi, ndërsa opozita e lëshoi seancën.
Deputetët e opozitës para një muaji e gjysmë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për rritjen e pagave nga ana e Qeverisë.
Vendimi akoma nuk është marrë nga kjo gjykatë sa i përket çështjes së pagave.